Transmetuar më 21-05-2018, 09:49

Për çudinë e të gjithëve, dy liderët populistë të djathtë Luigi Di Maio i Pesë Yjeve dhe Matteo Salvini nga Lega, janë bërë bashkë në një koalicion qeverisës, edhe pse më herët kishin dallime të mëdha në qëndrime me njëri- tjetrin.

Gjithashtu, të dy liderët ndajnë pikëpamje euro-skeptike dhe rrezikojnë të nxjerrin shtetin italian jashtë zonës së euros. Duke qenë se nuk binin dakord se kush nga të dy do të qeveriste, ata kanë rënë dakord për një emër të përbashkët që të jetë kryeministri i ri.

Mediat italiane shkruajnë se kryeministri i ri mund të jetë Guiseppe Conte 54 vjeç. A

i ka lindur në fshatin Volturara Appula në Foggia dhe është diplomuar në universitetin e “Sapienza” të Romës. Më pas ka përfunduar studimet për ligj dhe drejtësi në universitetet prestigjioze të botës të tilla si “Yale”, “Sorbone”, “Cambridge”, “International Kulture Institute” dhe “New York University”.   

Conte aktualisht jep mësim në Firence dhe te “Luiss” në Romë, si docent i së Drejtës private. Përveç se është avokat mbrojtës, në Gjykatën e Lartë, bashkëdrejtues në “Laterza” të dedikuar për “Mjeshtrit e së Drejtës”, ai është anëtar i Komisionit Kulturor të “Confindustria”  e se gjithashtu njihet si ekspert i trajtimit të “sipërmarrjeve të mëdha në krizë”, që e bën të vlefshëm për çështje me rëndësi si “Ilva”, “Al Italia” në Itali.

Nëse Conti konfirmohet si kryeministër i ri i Italisë, do të ketë në ekip edhe dy liderët që arritën të formojnë qeverinë e re italiane. Qeveria e re në Romë është duke u formuar këta ditë pas zgjedhjeve që janë zhvilluar më datë 4 mars. Pritet që lideri i Lega-s Mateo Salvini të jetë ministër i Brendshëm, kurse lideri i Pesë Yjeve Luigi Di Maio të marrë në dorë Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Punës.

Në Ministrinë e Jashtme pritet të emërohet ambasadori Giampiero Massolo (ish-shef i shërbimeve sekrete italiane), kurse në Ministrinë e Ekonomisë të vendoset Giancarlo Giorgetti, ish-kryetar i Grupit Parlamentar të Legës./d.xh/a.y/noa.al