Transmetuar më 21-05-2018, 08:58

Gazetari që bëri audio-përgjimin e bujshëm ku vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj bisedonte me Albert Veliun, për trafik droge, do të merret në pyetje ditën e sotme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Olldashi i njohur ndryshe edhe si “Dëshmitari X”, do të shkojë në organin e akuzës rreth orës 10.00, kohë në të cilën janë thirrur për tu marrë në pyetje edhe dy deputetët demokratë Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji si dhe ish-ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi.

Zyrtarët e lartë të PD, do të merren në pyetje si persona që kanë të dhëna të vlefshme për hetimin.

Sakaq këtë të shtunë, në një deklaratë për mediat gazetari Olldashi tha se gjithçka e ka zbuluar gjatë një investigimi që po bëhet.

Po ashtu gazetarit pritet që ti kërkohet materiali i papërpunuar i regjistrimit mes Agron Xhafajt dhe Albert Veliut. /a.y/noa.al