Transmetuar më 21-05-2018, 07:43

Një shqiptar me shtetësi spanjolle, është arrestuar në orët e para të kësaj të diele nga policia kufitare e portit të Igumenicës.

Shqiptari i moshës 38-vjeçare udhëtonte me një makinë tip “Benz”, ku në pjesën e parafangos së mjetit ishin fshehur 14 pako me lëndë narkotike.

Droga e sekuestruar rezultoi e llojit heroinë e pastër, e cila kishte si destinacion Italinë.

Dyshohet se ngarkesa ishte fshehur në Fier, ku pas kalimit në Igumenicës, do të trafikohej drejt Italisë.

Lënda narkotike, automjeti dhe dy telefona celularë u sekuestruan, ndërkohë që hetimet janë në vijim për të zbuluar bashkëpunëtorët e shqiptarit. /a.y/noa.al