Transmetuar më 20-05-2018, 22:17

Ndërron jetë i riu i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme gjatë një aksidenti me motor.

Fillimisht 28 vjeçari, E.Barushi, mbeti i plagosur në gjendje kritike, pas aksidentit në aksin Fushë Krujë-Vorë.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Ushtarak, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Policia tha se po heton për shkaqet e aksidentit fatal. /a.k/noa.al/