Transmetuar më 20-05-2018, 20:34

Skuadra e Milanit ka arritur të marrë fitore të thellë në javën e fundit të “Serisë A”, përballë Fiorentinës.

Me fitoren e thellë 5-1, kueqzinjtë arritën të sigurojnë edhe një vend në Ligën e Europës.

Kueqzinjtë arritën ta mbyllin me nder përballë tifozëve të tyre, ndeshjen e fundit luajtur në “San Siro”.

Patrick Cutrone 42’ e 59’, Hakan Calhanoglu 23’, Nikola Kalinic 49’ dhe Giacomo Bonaventura 76’, shënuan për fitoren e Milanit.

Pas kësaj fitoreje Milani renditet në vendin e gjashtë me 64 pikë, duke arritur 18 fitore, 10 barazime e 10 humbje në, ndërsa Fiorentina në vendin e tetë me 60 pikë./a.k/noa.al/