Transmetuar më 20-05-2018, 16:26

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dënon aktin e dhunës ndaj kryebashkiakut të Selanikut, Yiannis Boutaris.

Nëpërmjet një mesazhi ne rrjetet sociale, kryebashkiaku Veliaj deklaron se nacionalistët nuk mund të imponohen nëpërmjet dhunës.

“Kjo është një mizori. Kryetari i bashkisë, Yiannis Boutaris është një forcë e mahnitshme e arsyes dhe modernizimit. Nacionalistët nuk mund të imponojnë rrugën e tyre në shoqëritë tona përmes dhunës.

Solidaritet me qytetarët e Selanikut dhe kryetarin e tyre të mrekullueshëm të bashkisë”, shkruan Erion Veliaj në një mesazh në twitter.

Kryebashkiaku i Selanikut u sulmua nga disa persona të panjohur gjatë një ceremonie në kujtim të masakrës së grekëve në Detin e Zi në Turqi gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore./a.m./noa.al/