Transmetuar më 20-05-2018, 11:58

Nnënkryetari i Partisë Demokratike deklaroi sot se refuzimi i Fatmir Xhafës për të dhënë dorëheqjen, lidhet me përpjekjet që po bën për të prishur provat ndaj vëllait të tij.

Në një deklaratë të posaçme për mediat, Edi Paloka tha se edhe Rama dhe Xhafa e dinë se zëri në audio-përgjim është i Agron Xhafës, vëllait të ministrit.

Ai shtoi se Edi Rama është duke zbatuar një skenar kriminal për të mbyllur hetimet në lidhje me këtë çështje.

“Edi Rama po zbaton një skenar kriminal duke mbyllur hetimet pa vënë para drejtësisë vëllain e ministrit të Brendshëm. Rama nuk ka treguar se cila është kjo agjenci. Dhe Xhafaj tha të njëjtën gjë, por nuk tregojnë se cila është kjo agjenci. Asnjë agjenci e specializuar nuk mund të bëj këtë pasi nuk mund të bëj të zezën të bardhë. Rama dhe Xhafaj e di që zëri i është i vëllait të tij. Ai nuk u është përgjigjur gazetarëve për agjencinë që ka bërë këtë ekspertizë. Xhafaj po qëndron në pushtet për të prishur këto prova , me kukullat e tij në Prokurori|, deklaroi numri dy i PD-së.

Ai ftoi qytetarët që të bashkohen ditën e shtunë, në orën 11, për të protestuar. /k.k/noa.al/