Transmetuar më 20-05-2018, 09:19

Lidhja e tyre ka përfunduar prej vitesh, por mesa duket Shpat Kasapi ka ende në kokë momentet që ka kaluar me Afërdita Dreshajn, edhe  pse kjo e fundit është në prag martese.

Gjatë intervistës së Xhesika Berberit, në ‘Xing me Ermalin’, u shfaq një pyetje e këngëtarit që thoshte: A ishe lidhur edhe ti me një djalë jo shqiptar siç është lidhur shoqja jote e ngushtë Afërdita Dreshaj, dhe a mendon se kështu do e ruajmë origjinën shqiptare?

Kjo gjë la të nënkuptonte se ai nuk e ka harruar modelen, dhe e “gjykon” për faktin se nuk do martohet me një shqiptar. Por Xhesika gjeti mënyrën e duhur për t’i kthyer përgjigje.

“Për mua nuk ka rëndësi fare prejardhja. E rëndësishme është që të kesh një njeri që ta duash dhe të të dojë, që mendja dhe zemra ta aprovojnë. Afërdita ka gjetur shpirtin e saj binjak dhe së shpejti do martohet”, tha ajo. /k.k/noa.al/