Transmetuar më 19-05-2018, 21:29

Dy muaj më parë Ermal Mamaqi u bë baba për herë të dytë.

Ami solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin e veçantë Sia. Në postimet që Ami bën në Instastory kemi parë shpeshherë dhuratat që i kanë bërë për Sian.

Por këtë herë ka qenë Ermali që ka marrë një dhuratë për princeshën e tij nga të ftuarit e mbrëmjes së sotme në “Xing me Ermalin”.

Ata janë Parodistët e Vlorës të cilët hynë në skenë duke kërcyer plot alegri dhe sollën një atmosferë shumë pozitive.

Agroni mbante në duar një kuti me ëmbëlsira të cilën ja kishte sjellë dhuratë Ermalit për vajzën e vogël.

“E kam të veçantë të dashur miq. E kam për vajzën tënde të vogël. Ta kesh me jetë dhe shëndet”, u shpreh Agroni.