Transmetuar më 19-05-2018, 20:22

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, është një prej figurave më të njohura të ekranit shqiptar.

Ajo tërhoqi vëmendjen e publikut me rolin e saj si ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, të cilën e imitonte mjaft mirë.

Së fundmi, aktorja ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto ku shihet në Kuvend, e ulur në ish-karrigen e Jozefinës, duke i ‘zënë’ kështu vendin e saj.

“Znj.Topalli pa merak,u ula une te ish vendi jot! Jam e nderuar vertete qe jam pjese e kesaj “seance” ne Kuvend, ku te mund te ngreme zerin per ata ,JETIMET!”- ka shkruar Rudina.

Rudina Dembacaj aktualisht drejton emisionin e saj në Ora News, “Mos i fol shoferit”.