Transmetuar më 19-05-2018, 19:53

Blendi Fevziu është një nga gazetarët më të suksesshëm  në Shqipëri ku ka mundur si rrallë ndonjë moderator që të mbajë gjallë një emision prej mëse 20 vitesh.

Gazetari ka lindur në familjen Bregasi në Lushnjë, por në moshën 14 vjeçare, sipas shkrimeve të ndryshme në media, është birësuar nga Ali Fevziu dhe ka ndryshuar mbiemrin në Fevziu. Në të vërtetë, në testamentin e publikuar në media, Ali Fevziu shkruante që nuk ishte martuar, nuk kishte fëmijë të lindur dhe të birësuar, por e kishte rritur si djalin e tij, Blendi Fevziun. Ai deklaronte që ia linte trashëgim të gjithë pasurinë e tij, fëmijëve të mbesës, Blendit dhe Nevisit, raporton Class.

Sipas këtij testamenti, Blendi nuk ka qenë i birësuar, por kuptohet që mbiemrin e ka ndryshuar duke lënë mbiemrin e familjes Bregasi dhe duke marrë mbiemrin e dajës së mamasë, Fevziu.

Ndërkaq pronat e trashëguara nga Ali Fevziu, i përkasin familjes Toptani. Ali Fevziu është nip i familjes së njohur tiranase të Toptanëve. Ai është djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit, nga vijnë dhe pasuritë dhe pronat, që tashmë trashëgohen pjesërisht nga Blendi Fevziu.