Transmetuar më 19-05-2018, 17:54

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagon pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit tha se “Po pret me padurim provën shkencore të audio-përgjimit nga prokuroria”.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook Vasili shkruan se Edi Rama po shpërdoron pacipësisht postin e kryeministrit për të gënjyer shqiptarët dhe se sipas tij duhet të ndiqet penalisht për deklaratat e tij.

“Kushdo që përpiqet që t’i japë alibira këtij mashtruesi vetëm sa tregon shpëlarjen morale të vetvetes”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Kryeministri Genjeu per audiopergjimin dhe tani i kapur ne faj gjoja po pret ekspertizen.

Kryeministri genjeu paturpesisht dhe tha nje jave me pare perpara grupit te tij parlamentar:

“Unë kam kërkuar nga një agjenci e specializuar ndërkombëtare për ekspertizën e këtij incizimi. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen e analizës shkencore mua ajo pergjigje me mjafton, per tju thene juve se jemi por para nje akti mashtrimi te opinionit publik me nje material jo autentik".

Sot pas nje jave po i njejti kryeminister tashme nje genjeshtar i rendomte dhe i ç’ekulibruar thote te kunderten. Ja cthote sot:

"Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!"

Ky mashtrues qe shperdoron pacipesisht postin e kryeministrit per te genjyer shqiptaret duhet te ndiqet penalisht per deklaratat e tij.

Kjo prokurori duke mos reaguar ndaj tij po rrenon totalisht besimin e popullit shqiptar tek ajo dhe po deshmon kapjen e saj te rrezikshme dhe te ndeshkueshme.

Persa i takon kryeministrit deklarat e tij genjeshtare jane shume te qarta per kedo qe di shkrim dhe kendim.

Kushdo qe perpiqet qe t’i jape alibira ketij mashtruesi vetem sa tregon shpelarjen morale te vetvetes./a.k/noa.al/