Transmetuar më 19-05-2018, 17:33

Nga Ylli Manjani

Janë deshmitarët gjallë dhe po deklarojnë çdo ditë se ai takim ka ndodhur dhe ato fjalë janë thënë!

Jua tha dhe vetë i zoti i punës, të cilin e çuan në burg për gjithë natën në Itali!

Sot jua tha edhe gazetari që është një punë investigative i tij.

Siç bëjnë të gjithë gazetarët investigativë në gjithë botën.

Çfarë rezultuati pret nga Prokuroria ky?!

Nga prokuroria në fakt pritet dhe shumë madje, por jo të vërtetohet që ai takim ka ndodhur ose jo.

Sepse ai takim ka ndodhur.

Kjo është e super provuar.

E kuptoj se ska çtë thotë më.

E kuptoj edhe se nuk guxon të hapë “kutinë e Pandorës” në radhët e Rilindasve që presin ti zënë vendin shokut Fatmir.

E kuptoj që ska më fytyrë të kërkojë mbeshtetjen e socialistëve të vjetër.

E kuptoj edhe hallin që ka se po izolohet zyrtarisht nga ndërkombëtarët.

Këto e të tjera i kuptoj shum mirë, sa herë që bën mëk-mëk me pështymë të tharë dhe me fytyrë jeshil.

Por nuk arrij të kuptoj se si ka mundësi që guxon të tallet me inteligjencën e njerëzve?!

Krizë e rëndë…

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al