Transmetuar më 19-05-2018, 14:29

Gjashtë vite burg për Roberto Raffoni, i akuzuar për nxitje drejt vetëvrasjes dhe keqtrajtime deri në vdekje dhe dy vite e gjysmë, për gruan e tij Rosita Cenni, e akuzuar për keqtrajtim.

Është ky dënimi i kërkuar këtë të enjte nga prokuroria e Forlit, Itali, lidhur me vetëvrasjen e një 16-vjeçareje, e cila me anë të një video të xhiruar me telefon dhe një letre, akuzonte prindërit se e urrenin, pak para se ti jepte fund jetës në 17 qershor 2014, duke u hedhur nga çatia e shkollës.

Organi i akuzës arriti në këtë përfundim, pasi analizoi videon e regjistruar nga adoleshentja Rosita Raffoni me telefonin e saj, deri sa ra bateria.

Nga zëri i saj, shpesh i ndërprerë nga lotët, gjyqtarët mundën të dëgjonin akuzat.

16-vjeçarja thoshte se prindërit e kishin urryer gjithmonë dhe pikërisht për këtë arsye do bënte vetëvrasje dhe se atyre nuk do u dhembte aspak, shkruan noa.al.

“Nuk do të qajnë, pasi për mua nuk iu është bërë asnjëherë vonë”, shprehej Rosita, gjë të cilën e kishte shkruar edhe në letrën e saj. Mllefin më të madh ajo e shprehte ndaj të atit.

Rosita pretendon se prindërit nuk e kanë kuptuar kurrë, nuk e kanë njohur dhe as e kanë pranuar. Ajo shprehte keqardhje që do ndahej nga jeta, pasi dëshironte që të bënte shumë gjëra. Mesazhet e reja ua drejtonte prindërve dhe policisë. /a.y/noa.al