Transmetuar më 19-05-2018, 13:02

Ditën e sotme ish-deputetja demokrate Majlinda Bregu feston ditëlindjen e saj.

Ajo mbush 44 vjeçe, ndërkohë që urimin më të bukur ia ka bërë e bija Kejda.

Ajo ka publikuar në Instastory një fotografi të vjetër të Majlindës, teksa ajo shihet duke gatuar.

“Ditëlindjet më të lumtura për mamin tim të bukur”, shkruan Kejda.

Pavarësisht se nuk është më pjesë e Kuvendit, Majlinda Bregu së fundmi ka marrë një detyrë të rëndësishme.

Pak kohë më parë vendet e Europës Juglindore miratuan propozimin e Shqipërisë për zgjedhjen e Majlinda Bregut në pozicionin e sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. /a.y/noa.al