Transmetuar më 19-05-2018, 10:29

Plotë 16 vite më parë ajo mbeti e ve, pasi i shoqi Sokoli, u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë.

Por koha duket se nuk i ka shëruar plagët që mban në shpirt, këngëtarja Valbona Mema.

Këtë të premte bashkëshorti i këngëtares ka pasur ditëlindjen, dhe Valbona, ka bërë një dedikim vërtetë prekës.

Duke publikuar një fotografi të babait të djalit dhe vajzës së saj, ajo e quan të shoqin dashurinë e jetës.

“Sot ditëlindja jote dashuria e jetës time, babai i fëmijëve të mi. I paharruar kujtimi për ty, shpirti i shpirtit tim”, ka shkruar Valbona. /a.y/noa.al