Transmetuar më 19-05-2018, 09:47

Ndajnë vetëm pak orë nga dasma e vitit, ku princi Harry i Anglisë do të lidhë kurorë mesditën e sotme me aktoren amerikane Meghan Markle.

Por nusja do të shoqërohet në altar nga babai i dhëndrit, princi Charles, për shkak se babai i Meghan, Thomas Markle nuk do të jetë në ceremoni.

Gjithçka për shkak se pak ditë më parë ai i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Sakaq nëna e nuses, Doria Ragland, do të shoqërojë të bijën deri në kishën St.George të kështjellës Windsor, ku do të zhvillohet ceremonia martesore.

Pas lidhjes në martesë, rreth orës 13.00 çifti mbretëror do të udhëtojnë me karrocë duke përshëndetur të pranishmit.

Mendohet se mbi 100 mijë persona do të jenë të pranishëm anës rrugës për të parë çiftin e ri, si dhe 600 të ftuar do të jenë në kishë.

Bëhet me dije se të gjitha shpenzimet e dasmës do i paguajë familja mbretërore angleze. Pas ceremonisë në kishë princi Charles do të mbajë një festë private për familjen dhe miqtë e ngushtë të çiftit.

Sakaq nga ana e policisë janë marrë masa të rrepta sigurie, ku ushtarë të armatosur do të patrullojnë në rrugë dhe snajperat janë vendosur nëpër tarraca, për të shmangur incidente të mundshme. /a.y/noa.al