Transmetuar më 19-05-2018, 08:41

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se Fatmir Xhafës i duket si fantazmë dëshmitari “X” që bashkëbisedoi me vëllanë e tij për trafik droge.

Sipas tij, “Xhafës së drogës” i duket si fantazmë dëshmitari Albert Veliu, bashkëbiseduesi me vëlla Geronin.

“Miq, dëshmitari Albert Veliu i ka kallur datën Xhafës së drogës! Kështu, i pyetur nga gazetarët për dëshminë nukleare të Albert Veliut për trafiqet e vëlla Geron -Agron Xhafes, ai u përgjigj se Alberti është virtual pra fantazem dhe jo real”, shkruan Berisha në Facebook.

Ai shton se kjo dëshmon se “Fatziu” vuan tani nga haluçinacione dhe se dëshmia e Albert Velisë është shndërruar në një fantazmë që nuk po i ndahet për asnjë sekondë.

“Xhafa i drogës dhe kryekumbar Rama janë në grahmat e fundit, t’i flakim sa më parë!”, thotë në mbyllje të qëndrimit Sali Berisha. /a.y/noa.al

Rrëfimi i “dëshmitarit X”, Xhafaj: Sajesë dixhitale