Transmetuar më 19-05-2018, 07:57
Muzika live në lokalet e natës është ndër më të kërkuarat dhe më të ndjekurat e shqiptarëve.
Por sa paguhet një këngëtar për një natë me muzikë live? Këtë gjë e ka zbuluar Anxhela Peristeri, teksa këtë të premte ishte e ftuar në emisionin “Boom”.
Sipas saj pagesa nis minimumi 500 euro dhe shkon në disa mijëra euro.
“Po fillon nga 500 euro dhe mbaron në 5 mijë, 8 mijë euro varet”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se Anxhela është një prej këngëtareve më të kërkuara të momentit, ku krahas të kënduarit nëpër lokale, ftohet gjerësisht edhe në dasma. /a.y/noa.al