Transmetuar më 19-05-2018, 07:30
Suksesi i saj ka ardhur vetëm në rritje, sidomos pas këngës “Bon bon”, por këngëtarja Era Istrefi do të këndojë në kampionatin botëror të futbollit që do të mbahet në Rusi.
Mësohet se ajo do të këndojë krah artistëve Will Smith dhe Nicky Jam, në këngën identifikuese të kampionatit.
Ndërkohë bëhet me dije se xhirimet e sportit nisin shumë shpejtë.
Ka qenë nëna e këngëtares, zonja Suzana Istrefi ajo që në një intervistë për Klan Kosovën ka shpalosur detajet e këtij zhvillimi të jashtëzakonshëm.
Pikërisht nëna e këngëtares konfirmoi se lajmi është zyrtar. /a.y/noa.al