Transmetuar më 18-05-2018, 21:46

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani.

Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e madhe e zbatimit të ligjit për gjuhët, që u votua në Maqedoni.

Gjithashtu, u diskutua për mundësinë e çeljes së negociatave të anëtarësimit për të dy vendet tona në Bashkimin Evropian, pas Samitit të Sofjes.

 Në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për Samitin e ardhshëm të NATO-s, dhe domosdoshmërinë që Maqedonia të marrë ftesën për anëtarësim në Aleancë.