Transmetuar më 18-05-2018, 16:59

Një person i kërkuar nga forcat e antidrogës bëri rezistencë në momentin që po ndiqej në banesën e tij.

Ai u hodh nga dritarja, duke menduar se do arrinte që t’i shpëtonte kapjes, por më kot.

Forcat SWAT po bënin një kontroll në gjithë vendin kundër drogës në Poloni. Pamjet e CCTV kanë filmuar momentin kur ky person u hodh, ndërsa ishte lakuriq.

Arratisja e dështuar bëri që të binte në duart e oficerëve me disa lëndime në këmbë dhe duart.

Autoritetet kanë arrestuar 16 persona pas një hetimi 1-vjecar për shpërndarjen e drogës në vend. /k.k/noa.al/