Transmetuar më 18-05-2018, 14:01

Kryeministri Edi Rama dha një konferencë për mediat pas mbërritjes nga Bullgaria, ku ishte i pranishëm në Samitin e Sofjes të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pasi foli lidhur me perspektivën e integrimit të vendit dhe shanset për negociatat, shefi i qeverisë u tregua i gatshëm t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

Një nga gazetaret e pranishme në konferencë e pyeti kryeministrin “nëse PS nuk ka asnjë person për postin e Ministrit të Brendshëm që të afërmit e tij mos të merren me trafik droge”, referuar këtu edhe ndjekjes penale të Saimir Tahirit.

Shefi i qeverisë iu përgjigj asaj po me pyetje:

“Pyesni pronarin dhe thuajini, që a ka ai vetë ndonjë përgjegjësi për vëllain se janë në të njëjtën fushë të dy”, iu drejtua Rama gazetares.

“Unë e gjej pa etikë që ju jeni gazetare, merrni mikrofonin për të bërë propagandë”, deklaroi më tej Rama./a.m./noa.al/