Transmetuar më 18-05-2018, 13:19

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në një takim drejtuesit e partive aleate.

Takimi mbahet në ambjentet e selisë blu. NOA mësoi se në qendër të diskutimeve do të jetë aksioni opozitar lidhr me të ashtuquajturën çështja “Xhafaj”.

Ditën e enjte opozita bllokoi punimet e Kuvendit e më pas braktisi punimet.

Ndërkohë të mërkurën para Ministrisë së Brendshme u organizua një protestë ku u kërkua largimi i ministrit Fatmir Xhafaj, i cili akuzohet nga opozita se mbrojti vëllain e dënuar për trafik droge.

Partia Demokratike publikoi edhe një video ku i ashtuquajturi “dëshmitari X”, shtetasi Albert Veliu deklaronte se gjithçka deklarohej në audio-përgjim ishte e vërtetë dhe se ai ka qenë pjesë e grupit të trafikut që drejtohej nga Agron Xhafaj./a.m./noa.al/