Transmetuar më 18-05-2018, 13:14

Cynthia Pettway, një studente amerikane në Alabama, nuk mundi të merrte pjesë në ceremoninë e diplomimit të saj, por në ndihmë i erdhi teknologjia.

Ajo u zëvendësua në skenë nga një robot, të cilit i ishte instaluar një ipad, ku shihej fytyra e Cynthia.

Sistemi është fryt i një programi bashkëpunimi mes spitalit ‘USA Children’s and Women’s Hospital’ dhe ‘Mobile County Public School System’, organizatë që drejton shkollën që ndjek vajza.

Në sajë të kësaj risie, Cynthia mundi të marrë pjesë në të gjithë ceremoninë, duke ndjekur gjithçka nga spitali ku ndodhej e shtruar.

Ceremonia e diplomimit u mbajt gjatë së hënës nga LeFlore High School, ndërsa vajza për shkak të problemeve shëndetësore prej disa ditësh ndodhet në spital. /a.y/noa.al