Transmetuar më 18-05-2018, 13:00

Mëmësia i ka zbuluar një anë që nuk e ka njohur më parë dhe tashmë e gjithë vëmendja e saj rrotullohet tek e bija.

Këngëtarja Zajmina Vasjari ka publikuar në Instagram momente me të bijën, teksa vogëlushja i ka shtrënguar dorën.

Megjithatë mami Zai është treguar e kujdesshme që ti mbulojë fytyrën vogëlushes, teksa ajo fle.

“Shtrëngimi më i bukur në jetë”, shkruan këngëtarja si diçiturë të fotos.

Zai solli në jetë të bijën Khloe më 30 janar, si fryt i lidhjes me partnerin e saj Klodi.

Ajo është fejuar me biznesmenin, i cili merret me një sërë sipërmarrjesh dhe lidhja e tyre shumë vjeçare, tashmë u kurorëzua me vogëlushen Khloe.

Çifti kanë planifikuar që së shpejti do të bëjnë dasmë dhe Zai është rikthyer në formë perfekte trupore, teksa pak ditë më parë pozoi edhe me bikini të kaltra. /a.y/noa.al