Transmetuar më 18-05-2018, 12:53

Në Shqipëri i dëgjojmë rrallë histori të tilla, por në botë shërbimet e zjarrfikësve apo struktura të tjera shtetërore bëjnë maksimumin jo vetëm për të shpëtuar njerëzit në vështirësi, por edhe kafshët.

Një histori e tillë raportohet nga qyteti Ferguson në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një këlysh i vogël kishte përfunduar brenda një tubi gjashtë metër nën tokë me një diametër vetëm 20 centimetër.

Pasi zjarrfikësit nxorën këlyshin përmes disa litarëve të hollë pa e dëmtuar, pronarja  shfaqet mjaft e emocionuar./a.m./noa.al/