Transmetuar më 18-05-2018, 12:23

Mijëra femra çdo ditë raportojnë për ngacmime seksuale në vende të ndryshme.

Ky fenomen është shqetësues edhe për shoqërinë shqiptare.  Një prej shteteve ku ky fenomen është mjaft masiv është Brazili.

Për të kuptuar nivelin e ngacmimeve, kompania “Schweppes” në San Paolo zhvilloi një eksperiment konkret duke vënë në përdorim disa veshje “inteligjente”.

Tre femra mbanin veshur rroba speciale me sensorë që raportonin në një zyrë kontrolli çdo molestim.

Në tre orë e 47 minuta, femrat u prekën 157 herë. Pra, mesatarisht secila prej tyre u ngacmua seksualisht 40 herë. /a.m./noa.al/