Transmetuar më 18-05-2018, 11:31

Përtej klimës miqësore dhe bisedimeve konstruktive për të cilat flitet nga autoritetet e Shqipërisë dhe Greqisë, në kufirin mes dy vendeve vijojnë sjelljet skandaloze të palës helene ndaj shqiptarëve.

Një tjetër episod i shëmtuar ka ndodhur në pikën kufitare të Kakavijës, në anën greke, ku lojtari i një ekipi futbolli nga Shqipëria nuk është lejuar të kalojë.

Bëhet fjalë për kapitenin e ekipit të Antigoneas në pasaportën e të cilit pala greke vendosi një kryq.

Ky ekip u kthye në doganë edhe pse kishte marrë ftesë për një ndeshje miqësore amatore nga ana e një ekipi grek në ishullin e Scopelos.

Nuk dihet se pse është marrë ky vendim nga autoriteet e vendit fqinji. Për më tepër, jemi në rrethanat kur është pikërisht një ekip i këtij vendi që kishte bërë ftesë për skuadrën e Antigoneas./a.m./noa.al/