Transmetuar më 18-05-2018, 10:37

Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ylli Manjani, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është i kapur nga krimi.

Referuar reagimeve të shefit të qeverisë për “dëshmitarin X”, shtetasin Albert Veliu i cili pretendon se ka qenë pjesë e grupit të trafikut me Agron Xhafajn, Manjani shkruan se Rama bashkëjeton me të këqijat dhe akuzon opozitën e cila denoncon skandalet.

Më tej ai akuzon kryeminsitrin se “damkosi shqiptarët në Evropë si trafikantë droge”.

“Deduksionet e logjikës së çekuilibruar të Kryeministrit, me demek hokatar, janë shenja e dukshme e kapjes në flagrancë në krim! Po mor po, ai Alberti është “flamuri i opozitës”, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi! Për turpin tonë të përbashkët, ky i çekuilibruar na damkosi në Europë si popull trafikant droge dhe si azilant! Jo në BE, por as tek armiqtë e BE nuk nga integron dot ky, që në mënyrë unikale fajëson denoncuesit e të keqes dhe jo të keqen”, shkruan manjani./a.m./noa.al/