Transmetuar më 18-05-2018, 10:25

Fëmijët në fotografi quhen Jax dhe Reddy. Janë që të dy 5 vjeç, kanë të njëjtën strukturë trupi dhe të njëjtët sy të mëdhenj.

Me pak fjalë do ishte e vështirë që ti dalloje, nëse nuk do bëhej fjalë për një detaj… njëri prej tyre i ka flokët më të gjatë.

Kështu është bota e parë me sytë e vogëlushit amerikan Jax, i cili nuk arrin që ta shohë dallimin mes tij dhe shokut më të ngushtë, përveç detajit të korrigjueshëm me gërshërë.

Historinë e tregon në Facebook, nëna e tij, me një postim që ka prekur shumë njerëz dhe që është shpërndarë mbi 75 mijë herë.

“Mëngjesin e sotëm Jax dhe unë po diskutonim për flokët e pabindur. I thashë se duheshin prerë brenda fundjavës dhe ai mu përgjigj se donte të bëhej tullë, në mënyrë që ti ngjante sa më shumë shokut të tij Reddy. Me zi priste momentin që të shkonte në shkollë të hënën pasuese, që të tregonte të njëjtën prerje flokësh me shokun e tij, për të parë reagimin e mësueses e cila nuk do i dallonte. Mendonte se do ishte zbavitëse të ngatërronin mësuesen”, shkroi nëna e Jax, citon noa.al.

Postimi u shoqërua me një fotografi të dy fëmijëve, e bërë për Krishtlindje, “Këta janë Jax dhe Reddy, jam e sigurt se të gjithë ju e vini re ngjashmërinë. Kjo është prova se urrejtja dhe paragjykimet na mësohen. Dallimi i vetëm që Jax sheh mes tyre, është prerja e flokëve”.

Historia u përhap me shpejtësi dhe Jax shkoi te berberi, duke bërë realitet dëshirën e tij. /a.y/noa.al