Transmetuar më 18-05-2018, 09:11
Tërhiqet çmimi rekord. U mbyllën këtë të enjte pranë zyrës së çmimeve në Milano të Italisë, procedurat për fituesin e jackpotit 130.2 milionë euro.
Çmimi rekord i lotarisë italiane SuperEnalotto, u fitua më 17 prill.
Megjithatë emri i fituesit nuk është bërë publik, ndërsa numri me fat ishte 17-ta, ku fituesi deklaroi se kishte një lidhje shumë të ngushtë me këtë numër.
Jackpoti u fitua të martën e 17 prillit, ndërsa fituesi zgjodhi që ta tërheqë çmimin, të enjten e 17 majit.
Ndërkohë shuma e majmë do të lëvrohet më të martën e 17 korrikut. /a.y/noa.al