Transmetuar më 18-05-2018, 08:30

Është e konfirmuar, Elton John jo vetëm që do jetë i ftuar në dasmën e princit Harry të Anglisë me Meghan Markle, por do të këndojë këngën “Candle in the wind”, për familjen mbretërore.

Mësohet se këngëtari ka spostuar disa koncerte që ishin parashikuar të mbaheshin në 18 dhe 19 maj në Las Vegas, për të kënduar për çiftin.

Por ajo që është e paqartë është se nuk dihet nëse Elton do të këndojë gjatë ceremonisë së çiftit në kishën St George në kështjellën Windsor, apo gjatë pritjes.

Harry dhe William janë prej kohësh miq dhe adhurues të Elton dhe ai është shumë i lidhur me familjen mbretërore.

Ai ishte mik i ngushtë me të ndjerën Lady Diana, por duket se edhe fëmijët e saj, nuk e kanë ndërprerë miqësinë. /a.y/noa.al