Transmetuar më 17-05-2018, 21:14

Mesfushori anësor i Bayern Munchen, Arjen Roben ka zgjatur kontratën me klubin bavarez deri në vitin 2019.

Ka qenë klubi bavarez që ka bërë me dije se do të vijojë bashkëpunimin me "holandezin fluturues" edhe për një vit tjetër.

 “Arjen ka nënshkruar kontratë që e mban atë në Bayern deri më 2019”, shkruhet në faqen zyrtare të gjigandëve gjermanë.

Roben ka që nga viti 2011 që është pjesë e Bayern duke fituar mjaft trofe.

Holandezi fitoi në vitin 2013 trofeun më të rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League./m.sh/noa.al/