Transmetuar më 17-05-2018, 18:37

Një shqiptar ka shkaktuar panik të vërtetë në gjykatën e Gytheios të Greqisë, teksa për pak çaste u kthye në një kërcënim.

Ai arriti që t’i merrte armën një oficereje të policisë, dhe më pas kërcënoi personin që e kishte paditur.

Situata u bë edhe më e rëndë teksa në gjykatë ishte edhe djali 5-vjeçar i oficeres.

Me armë në dorë, 41-vjeçari iu afrua personit që e kishte paditur për shpifje dhe akuza të rreme dhe sipas dëshmitarëve, ai e shkrepi pistoletën, por ajo nuk punoi fatmirësisht. Mësohet se nga ky incident nuk pati asnjë të lënduar, por vetëm terror. Efektivët e policisë ndërhynë për t’i marrë armën dhe e arrestuan shqiptarin. Por mësohet se punonjësja e policisë të cilës ai i mori armën, humbi ndjenjat kur pa se 41-vjeçari iu afrua fëmijës së saj të mitur.

Emri i shqiptarit nuk dihet. Por mediat greke shkruajnë se ai ka qenë i dënuar më parë për rrëmbim të fëmijëve dhe kontrabandë te paligjshme. /k.k/noa.al/