Transmetuar më 17-05-2018, 14:18
Publicitet

Një ushtar i vërtetë nuk tërhiqet asnjëherë dhe është gjithnjë gati kur e kërkon nevoja. Këtë e tregoi Liu Yangming, i cili kapi fluturimthi një fëmijë 2 vjeç e gjysmë, i cili gati sa po binte nga kati i pestë i një ndërtese.

Vetëm disa centimetra gabim dhe vogëlushi nuk do ishte më. Është kjo ajo që ndodhi këtë të hënë në provincën e Shandong, në Kinë.  

Liu ishte në shtëpinë e tij, kur befas dëgjoi të bërtitura në rrugë, ku kalimtarë të rastit panë vogëlushin në pjesën e jashtme të banesës së tij.

Pa hezituar asnjë moment ushtari u afrua në vendin e ngjarjes, duke e shpëtuar vogëlushin në momente ekstreme.

Siç mund të shihni në videon që noa.al sjell më poshtë, ndërhyrja ndodh në pak sekonda, ku Liu e kap në ajër të miturin, ndonëse rrezikoi që të binte pas tij. /a.y/noa.al