Transmetuar më 17-05-2018, 14:04

Për tifozët juventinë ai është shndërruar në një futbollist legjendar. Bëhet fjalë për portierin Gianluiggi Buffon.

Gardiani i bardhezinjve, i cili vlerësohet si një prej portierëve më të mirë të historisë së futbollit, largohet nga Juventusi në mbyllje të këtij sezoni.

Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga vetë Buffon në një konferencë për mediat.

“Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit me bluzën e Juventus. Dua ta mbyll me dy fitore të rëndësishme, me shoqërinë e shokëve të mi dhe tifozëve. Nuk dëshiroja të largohesha si një lojtar me motorin e prishur. E nuk është kështu, jam krenar për këtë”, tha 40-vjeçari Buffon.

Ndëkorhë, ashtu siç ishte paraljamëruar nga mediat e huaja, Buffon po mendon që të vijojë karrierën me ndonjë klub tjetër edhe pse ai ka mbushur 40-vjeç.

“Tre ditë më parë isha i sigurt që do t’i jepja fund karrierës time si futbollist, por tani po shoh se më kanë ardhur oferta shumë interesante nga klube si në Itali edhe jashtë saj. Javën e ardhshme do të vendos se çfarë do të bëj”, ka deklaruar Buffon./a.m./noa.al/