Transmetuar më 17-05-2018, 12:38

Prezantuesja e njohur Marina Vjollca feston sot ditëlindjen, por sapo ka kaluar mesnata kanë nisur urimet për të.

Më të bukurin prej tyre ia ka bërë i shoqi, Getoar Selimi, i cili ka zgjedhur fjalët më të bukura prej tij.

Ai ka publikuar fotografinë e së shoqes në rrjetet sociale, ku e quan mbretëreshën e tij.

“Për gjithë botën ti mund të jesh thjeshtë një person, por për mua ti je bota. Gëzuar ditëlindjen mbretëresha ime Marina Vjollca”, shkruan Geti.

Çifti u martuan një vit më parë, ndërsa së fundmi po përflitet për një shtatzëni të mundshme të moderatores, lajm i cili nuk është konfirmuar. /a.y/noa.al