Transmetuar më 17-05-2018, 12:32

Një arbitër serb i habiti të gjithë me një penallti inekzistente që akordoi në një ndeshje të kampionatit të këtij vendi.

Në ndeshjen e superligës mes Spartak Suboticës dhe Radnickit, arbitri Srdjan Obradoviç favorizoi ekipin vendas duke dhënë një penallti në fund të ndeshjes që i habiti të gjithë.

Videoja e atij episodi u bë virale në mediat sociale ndërkohë autoritetet nisën një hetim për rastin.

Raportohet se arbitri u arrestua dhe pritet të dalë para gjykatës.

Ai akuzohet për abuzim me detyrën./a.m./noa.al/