Transmetuar më 17-05-2018, 11:53
Publicitet

Qysh nga marrja e detyrës së tij si President, Ilir Meta është shfaqur më i tërhequr nga deklaratat e ashpra, ku në daljet e tij, vihet re vetëm një gjuhë diplomatike.

Ai i kushton më shumë kohë aktiviteteve sociale dhe kulturore.

Kështu ditën e sotme, ai ka pritur në takim këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili u rendit i 11-ti në finalen e festivalit europian të muzikës, Eurovision.

Por ajo që ka bërë përshtypje është gjesti i Presidentit, i cili njëlloj si këngëtari ka bërë simbol rokeri me duar. Presidenti është impresionuar shumë nga performanca e Eugenit duke bërë dhe shenjën e rokerëve, duke demonstruar dhe në këtë foto  mbështetjen për rokerin shqiptar.

“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rokut dhe muzikës moderne shqiptare, Eugent Bushpepa, për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision. Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi muzikën dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”, shkruan Meta në Facebook. /a.y/noa.al