Transmetuar më 17-05-2018, 11:13

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar, opozita nuk ka lejuar zhvillimin e një seance plenare normale.

Partia Demokraitke ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, të cilin e akuzon se ka marrë në mbrojtje vëllain e dënuar për trafik droge.

Po ashtu, opozita pretendon se Agron Xhafaj ka shfrytëzuar postin e vëllait për të vijuar aktivitetin kriminal.

Pas fjalës së mbajtur në parlament, kreu i PD Lulzim Basha ka bllokuar foltoren. Në këtë situatë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi vendosi ndërprerjen e seancës.

Në këto kushte, opozita ka vënë në zbatim të njëjtin skenar si në seancën e shkuar, duke dalë LIVE në Facebook. Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar fjalimin e tij po nga foltorja përmes transmetimit në rrjetin social./a.m./noa.al/