Transmetuar më 17-05-2018, 10:54

Prokuroria e Përgjithshme thirri për të dëshmuar një ditë më parë dy deputetët e Partisë Demokratike Enkeleid Alibeaj dhe Ervin Salianji si dhe Këshsilltarin Ligjor të kësaj force Gazmend Bardhi, lidhur me audio-përgjmin që ata publikuan për vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas zyrtarëve të PD, në atë material vëllai i ministrit, shtetasi Agron Xhafaj dëgjohet duke bërë pazare droge.

Tre zyrtarët e PD ishin thirrur nga organi i akuzës për të dëshmuar sot në orën 10:30, por ata nuk i janë përgjigjur thirrjes. Mësohet se ata kanë kërkuar të lihet një moment tjetër për shkak të seancës parlamentare.

Lidhur me akuzat e vazhdueshme të opozitës, ditën e djeshme Agron Xhafaj u dorëzua tek autoritetet italiane.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama i doli në krahë ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, duke e cilësuar gjithçka si maskaradë për të penguar çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Nga ana e tij Xhafaj u distancua nga veprimet e vëllait të tij i cili është dënuar në Itali, me 7 vite e 2 muaj burg, duke deklaruar se nuk bie pre e shantazhit./a.m./noa.al/