Transmetuar më 17-05-2018, 10:28
Publicitet

Spartak Braho është ulur sërish në Kuvend si deputet, duke zënë vendin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, aktualisht në “arrest shtëpie”, pas hetimeve si i përfshirë në trafik droge.

Në nisje të seancës së sotme parlamentare, Braho u betua si deputet.

Kështu ai zuri vendin e lënë bosh nga Saimir Tahiri, i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit, në mënyrë që të hetohet si qytetar i lirë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, vendosi marrjen e mandatit të deputetit nga ana e Brahos, i cili renditej i 19-ti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, në qarkun e Tiranës.

Kujtojmë se Braho ka qenë dy herë deputet, në legjislaturat e Kuvendit gjatë viteve 1997-2005 dhe 2013-2017. /a.y/noa.al