Transmetuar më 17-05-2018, 10:05

Një person i shpallur në kërkim për llogari të drejtësisë italiane, është vënë në prangat e policisë së Durrësit.

I arrestuari është Tedi Hoxha 38 vjeç , banues në Durrës, i vënë në pranga mbrëmjen e kësaj të mërkure, me qëllim ekstradimi drejt Italisë

Ndaj tij, Gjykata Magjistrate e Hetimeve Paraprake Torino/Itali në 20 dhjetor 2016, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të Hoxhës.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Organizatë kriminale” “Konspiracion penal me synim qasjen e paautorizuar në sistemin e informacionit” dhe “Instalimin e pajisjeve interceptuese” dhe “Ndalimi ose ndërprerjen e komunikimeve informatike”.

Në ngarkim të 38-vjeçarit materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al