Transmetuar më 17-05-2018, 09:57

Dy ditë më parë u publikuan përgjigjet e lotarisë amerikane, ku u përzgjodhën fituesit e fazës së parë.

Lidhur me këtë lotari, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë ka dalë me një njoftim.

Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook, urohen fituesit si dhe udhëzohen që të plotësojnë sa më parë një formular.

“Duke i uruar të përzgjedhurve të lotarisë amerikane Ambasada Amerikane sugjeron fituesit të ndjekin të gjithë udhëzimet përgjatë procesit të aplikimit.

Hapi i fituesve në vazhdim është plotësimi i formularit DS -260

Dhe duhet të klikoni ceac.state.gov/IV/Login.aspx. Unë jam këtu për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja mbi aplikimin për DV! #PyetAnnën ”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /a.y/noa.al