Transmetuar më 17-05-2018, 09:42

Shtatë vite burg është dënimi i dhënë nga Gjykata e Apelit, në L’Aquila të Italisë, ndaj një shqiptari.

Në shkallën e parë të gjyqësorit 20-vjeçari Enriges Kavalli, u dënua me 6 vite burg, por në seancën gjyqësore të kësaj të mërkure, dënimi ndaj tij u rëndua.

Apelimi i çështjes u bë nga i pandehuri, i cili pretendonte se nuk kishte kryer abuzimin seksual. Por Apeli e rëndoi edhe më tej pozitën e Kavallit, duke shtuar dënimet për abuzim seksual, grabitje, rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje.

I shtruar në një strukturë psikiatrike në Marsica të Italisë, shqiptari arriti të sigurojë një thikë në kuzhinë, me të cilën kërcënoi dy infermiere, ndërsa më tej rrëmbeu njërën prej tyre.

Ai u arratis me një makinë ku dhe përdhunoi infermieren. Vetëm mëngjesin pasues infermierja u la e lirë, ndërsa Enrigesi u arratis, për tu prangosur vetëm pak orë më vonë. /a.y/noa.al

Shqiptari i sëmurë rrëmben dy infermiere, njërën prej tyre e përdhunon