Transmetuar më 17-05-2018, 08:30

Ecën, ushqehet vetë, është autonome, e vetëdijshme, por thotë se do kishte dashur të vdiste e re. Janë këto fjalët e gruas më të vjetër në botë, Koku Istambulova, e cila jeton në Çeçeni dhe është 129 vjeçe. Ose të paktën kjo është mosha e deklaruar nga qeveria ruse në bazë të të dhënave të lindjes në pasaportën e saj, 1 qershor 1889.

Konflikti në Kaukaz është vetëm një nga shumë përplasjet e armatosura që Koku ka jetuar, pasi ajo i ka mbijetuar luftës civile ruse, Luftës së Dytë Botërore dhe deportimit çeçen në vitin 1944.

Ishte 27 vjeçe kur filloi Revolucioni Rus, 55 kur nisi Lufta e Dytë Botërore dhe 102, kur u rrëzua Bashkimi Sovjetik.

Një jetë e vështirë, plotë sakrifica, me humbje të shumta, si ajo e djalit 5-vjeçar.

Kujton shumë mirë kur karrocat naziste me armë kaluan pranë familjes së saj, e cila u depërtua së bashku me mijëra çeçen në Kazakistan, më tej në Siberi me akuzën e bashkëpunimit nazist.

“Në Kazakistan ishim shumë keq. Kazakët na urrenim dhe unë për të larguar mendimet negative, përhumbesha duke punuar në kopsht”, thotë e moshuara.

Ajo tregon se ka punuar gjatë gjithë jetës, pa pasur një moment për të pushuar apo argëtuar.

Kur gazetarët e pyesin se cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj, ajo përgjigjet, “Nuk e zgjodha unë, por Zoti. Nuk kam patur sikur një ditë të bardhë. Jeta për mua është një ndëshkim hyjnor. Ka njerëz që bëjnë gjithçka për të qenë në formë dhe jetuar mirë. Por unë s’kam bërë asgjë, përveçse kam ngrënë pak nga ajo që nuk më ka pëlqyer, mishin. Ndërsa kam ngrënë shumë qumësht të fermentuar”.

Duke marrë parasysh se pjesa më e madhe e familjes së saj nuk jeton më, pasi vajza e vogël Tamara u nda nga jeta në moshën 104-vjeçe, duket se sekreti qëndron në gen, shkruan noa.al.

Tashmë Kuku, është gruaja më jetëgjatë në botë, pavarësisht se thotë se është lodhur shumë se jetuari. /a.y/noa.al