Transmetuar më 17-05-2018, 07:28

Këngëtari Eugent Bushpepa i cili përfaqësoi Shqipërinë në festivalin europian të muzikës, Eurovision, u rendit i 11-ti në finale.

Por këtë të mërkurë i ftuar në “Top Show Magazine”, ai zbuloi se nuk e priste këtë gjë.

Sipas tij, qëllimi i tij ishte realizuar, por performanca doli jashtë pritshmërive.

Bushpepa shpjegoi se kishte synim të përfaqësonte denjësisht Shqipërinë në gjysmëfinale.

“Nuk mendoja se do të hyja në finale sepse jam kritik i madh i artit tim. Gjithashtu, nuk e prisja sepse “Mall” ishte ndryshe nga këngët që u prezantuan aty, pa nuanca moderne. Tingëllonte mirë dhe të gjithë më kanë thënë që më mirë që ishte shqip kënga”, tha ai.