Transmetuar më 16-05-2018, 22:08
Publicitet

Francezi Antoine Griezman i dha avantazhin e dyfishtë skuadrës së tij Atletiko Madrid në finalen e Europa League përballë Olimpik Marsejë.

Nga një gol në çdo pjesë Ateltiko po vendos duart në trofeun e dytë më të madh për klube në Evropë, pas Champions League.

Griezmann që me gjasë sezonin e ardhshëm do ta vesh fanellën e Barcelonës, ka shënuar një super gol në minutën e 49’të.

Edhe pse finalja luhet në Lion, ky nuk ishte një ogur i mirë për francezët e Marsejë që kërkon trofeun e parë, ndërsa Atletiko duket se kthehet tek titulli pas disa vitesh mungesë./m.sh/noa.al/