Transmetuar më 16-05-2018, 19:41
Publicitet

Në një konferencë për mediat duke sqaruar rastin e vëllait, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj "fiku" të gjitha zërat për një dorëheqje të mundshme dhe nëse ka qenë kryeministri Rama ai që e ka kërkuar një gjë të tillë.

"Kryeministri nuk më ka kërkuar asnjëherë dorëheqjen. Nuk shoh asnjë shkak për dorëheqjen. Në asnjë rast nuk kam menduar të jap dorëheqjen për këtë arsye", tha Xhafaj.

Para konferencës së Xhafës gjatë mbledhjes së grupit të PS-së, kryeministri Rama u shpreh se ministri i Brendshëm nuk duhet të përgjigjet as ligjërisht dhe as moralisht. 

"Qoftë përgjigjia që unë kam marrë nga analiza shkencore e materialit audio, qoftë nga informacionet e grumbulluara nga burimet e referuara më lart prej të cilave nuk ka asnjë indicie të asnjë veprimtarie të paligjshme të vëllait të Ministrit të Bendshëm, nuk kanë asnjë vlerë ligjore konkluzive.

Më mjaftojnë mua si kryeministër për të krijuar bindjen se Ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të kryejë detyrën, por nuk e bëjnë asnjë çikë më pak urgjente nevojën për një hetim shterues të prokurorisë.

Sepse mua në këtë rast më takon gjykimi politik por jo ligjor dhe ai penal në asnjë rast.

Ne nuk kemi njerëz për të lëshur në dhëmbët e ujqërve por nuk jemi njerëz që i kërcasim dhëmbët njerëzve të organit të drejtësisë kur secili prej nesh vihet nën akuzë prej tyre", u shpreh kryeministri Rama paraditen e sotme./m.sh/noa.al/